Gazetari: Koncesionin e sterilizimit 100 mln euro e mori një njeri i afërt i Ilir Beqajt

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se, personi që navigonte gjithë sistemin shtetëror shqiptar për të marrë këtë koncesion e sterilizimit ishte Ilir Rrapaj, një njeri i afërt i Ilir Beqajt. Ai tha se ky personazh në Itali kishte një kompani ndërtimi dhe futet në Shqipëri duke përfaqësuar platformën thuaji “po” Shqipërisë.

Qyno: Personi që navigonte gjithë sistemin shtetëror shqiptar për të marrë këtë koncesion ishte Ilir Rrapaj, një njeri i afërt i Ilir Beqajt, që kishte lidhje miqësore me të. Ky personazh në Itali kishte një kompani ndërtimi dhe futet në Shqipëri duke përfaqësuar platformën thuaji “po” Shqipërisë.

Ai fitoi koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit, ku kishte 40%, edhe pse nuk kishte asnjë eksperiencë, por thoshte se ishte mjek dhe ia dinte zanatit. Pjesën tjetër e kishin dy kompani italiane që kishin eksperiencë në Itali.

About Redaksia

Check Also

Dy muaj në Shqipëri/ Ambasadori amerikan zhduk takimin me Ramën nga video e takimeve

Në një video 3 minutëshe të shpërndarë nga Ambasada amerikane në Tiranë bëhet një pershkrim …

Leave a Reply