53% e shqiptarëve nuk përballojnë dot 1 javë pushime

Shqipëria rezulton në mesin e tre shteteve të para në Evropë ku qytetarët e kanë financiarisht të pamundur të përballojnë një javë pushime. Bazuar në një analizë të kryer nga Euronews, referuar të dhënave të Eurostat, Shqipëria është në vend të tretë, pas Rumania dhe Malit të zi.

Në të gjithë Evropën, edhe për shkak të inflacionit, miliona njerëz ende nuk kanë mundësi të përballojnë një javë larg shtëpisë. Megjithatë, përqindja e evropianëve që nuk mund të përballojnë një javë pushime ka rënë ndjeshëm.

Në vitin 2025, 27,5% e popullsisë së Bashkimit Evropian (BE) të moshës 16 vjeç e lart nuk mund të përballonin një javë pushime vjetore larg shtëpisë, ndërsa dhjetë vite më parë kjo shifër ishte 35,2%.

Rezulton se vendet e vetme europiane ku më shumë se gjysma e popullsisë nuk mund të përballojë një javë pushime janë Rumania, me 61% të popullsisë, Mali i Zi, me 58%, Shqipëria me 53% dhe Turqia me 51%.

Më tej, vijnë Maqedonia e Veriut dhe Greqia, respektivisht me 48% dhe 47% dhe pas tyre, ka një zbritje të fortë, kur vjen rradha e Hungarisë, Bullgarisë e Serbisë, apo Italisë.

 

About Redaksia

Check Also

“Natë e vështirë për Krujën”, Kalaja: Helikopterët largohen, zjarri kërcënon lagjen Boje

Kryetari i PD-së dega Krujë, Aulon Kalaja ka paralajmëruar një natë të vështirë për banorët …