Zhupa publikon videon: Turistët dalin nga deti me njolla vaji në trup, Bashkia Vlorë me pushime!

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar ndotjen e detit në Porto Palermo, ku pushuesit raportohet se kanë dalë nga uji me njolla vaji të djegur në trup.

Zhupa ngre shqetësimin për mungesën e kontrolleve dhe reagimit institucional ndaj situatës, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse dhe veçanërisht nga Bashkia Vlorë.

Reagimi i Ina Zhupës:

Sot, 10 gusht! Gjendja në Porto Palermo, në mes të sezonit turistik, dhe plazhistët dalin nga deti me njolla vaji të djegur në trup!

Një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, plazh publik dhe destinacion i përditshëm për dhjetëra turistë. Pushuesit janë përballur me njolla vaji në trup pasi kanë dalë nga uji.

Ku janë institucionet? Ku është Bashkia Vlorë? Ku janë kontrollet dhe reagimi ndaj ndotjes së detit?

A do të ketë një reagim nga Bashkia Vlorë apo drejtuesit e saj janë me pushime diku ku deti nuk është i ndotur?!

About Redaksia

Check Also

“Natë e vështirë për Krujën”, Kalaja: Helikopterët largohen, zjarri kërcënon lagjen Boje

Kryetari i PD-së dega Krujë, Aulon Kalaja ka paralajmëruar një natë të vështirë për banorët …