Në protestën që vijon prej tre muajsh në Tiranë, qytetarët kanë përdorur edhe sot pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Një prej tyre i referohet situatës së rënduar nga zjarret në disa zona të vendit, duke ironizuar reagimin e institucioneve dhe angazhimin e kryeministrit gjatë këtyre ditëve.
Në pankartë shfaqet një foto e Edi Ramës duke bërë plazh nga pushimet e tij në Dhërmi, ndërsa krahas saj shkruhet:
“Kruja në flakë, shteti ‘në këmbë’ në Facebook.”
Pankartat vendosin vazhdimisht në kontrast situatën aktuale të vendit me aktivitetin dhe qasjen e kryeministrit dhe qeverisë ndaj shqiptarëve.
Gazeta RD