“Natë e vështirë për Krujën”, Kalaja: Helikopterët largohen, zjarri kërcënon lagjen Boje

Kryetari i PD-së dega Krujë, Aulon Kalaja ka paralajmëruar një natë të vështirë për banorët e qytetit, por më shumë për ato të lagjes ‘Boje’.

Kalaja ka bërë publik faktin se, helikopterët që janë të angazhuar në shuarjen  e zjarreve janë larguar, pasi nuk punojnë dot natën.

‘Ky është momenti, është ora diku te 20:00 dhe në këto momente e mbrapa, pasi ky ujë të hidhet tani në Krujë, në lagjen Boje, pra tek pyjet që rrethojnë lagjen Boje, ata do largohen drejt Tiranës për t’u kthyer në orën 6 të mëngjesit.’, thotë Aulon Kalaja.

Reagimi i kryetarit të PD Krujës, Aulon Kalaja

Shikoni të nderuar miq se po e ndjekim hapa pas hapi momentin kur helikopterët po largohen nga qyteti i Krujës, nga lagjja Boje. Pra, këto ishin uji i fundit që ato kanë hedhur.

Pra, shikojmë do të largohen tanimë drejt Tiranës. Pra, presim dhe një helikopter të tretë.

Dy helikopterët janë larguar, i shikoni, sepse me rënien e natës largohen dhe helikopterët nga terreni.

Pra shikojmë, ky është helikopteri i tretë që ka mbetur me ujin e fundit që ka mbledhur në Barun për ta çuar drejt zjarrit, ndërkohë që helikopterët, siç e përmenda, po largohen drejt regjimentit të tyre, drejt Tiranës, drejt Farkës me sa duket.

Pra, ky është momenti, është ora diku te 20:00 dhe në këto momente e mbrapa, pasi ky ujë të hidhet tani në Krujë, në lagjen Boje, pra tek pyjet që rrethojnë lagjen Boje, ata do largohen drejt Tiranës për t’u kthyer në orën 6 të mëngjesit.

Pra, janë orë të cilat, nga ora 8 e darkës deri në orën 6 të mëngjesit, nuk do kemi më helikopterë në qarkullim në qytetin e Krujës, në lagjen Boje, në një nga zonat më problematike, pra fshati Fushëmadhe dhe lagjja Boje. Pra shikojmë, këto janë momentet ku helikopteri do hedhë ujin tek kjo zonë dhe do largohet drejt Tiranës.

Pra, ky është momenti i fundit i këtij helikopteri për natën e sotme. Nga ky moment e tutje do të jetë, situata do të jetë në dorë të zjarrfikësve nga toka, gjithmonë nga toka. Kemi parasysh që është një terren totalisht i vështirë, nuk ka rrugë, janë për makinat e ushtrisë, nuk e di sa të mundur do e kenë zjarrfikëset për me intervenu dhe me ndërhy brenda në lagje.

Problemi më i madh këtu është lagjja Boje me banesat dhe qytetarët që janë aty dhe fshati Fushë Madhe. Shikoni, është një zonë e konsiderueshme, është hapur zjarri në disa momente… Kjo është rruga nacionale Krujë-Fushë Krujë… zjarrfikëset për në lagjen Boje drejt Krujës për të fikur flakët e zjarrit.

About Redaksia

Check Also

Protesta në Divjakë: Nuk e lëmë përgjysmë kauzën! Larg duart e grabitqarëve nga pasuritë tona!

Banorët e Divjakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e së hënës protestën kundër projektit për bashkimin …