Kruja në flakë, shteti “në këmbë” në Facebook!

Në protestën që vijon prej tre muajsh në Tiranë, qytetarët kanë përdorur edhe sot pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Një prej tyre i referohet situatës së rënduar nga zjarret në disa zona të vendit, duke ironizuar reagimin e institucioneve dhe angazhimin e kryeministrit gjatë këtyre ditëve.

Në pankartë shfaqet një foto e Edi Ramës duke bërë plazh nga pushimet e tij në Dhërmi, ndërsa krahas saj shkruhet:

“Kruja në flakë, shteti ‘në këmbë’ në Facebook.”

Pankartat vendosin vazhdimisht në kontrast situatën aktuale të vendit me aktivitetin dhe qasjen e  kryeministrit dhe qeverisë ndaj shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Maqedonia e Veriut ul çmimin e naftës, Shqipëria asnjë masë lehtësuese!

Autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të ulin çmimin e karburanteve. Duke filluar …