Denoncimi/Policia lidh me pranga në timon drejtuesin e automjetit në prani të femijës 4-vjeçar

Granit SOKOLAJ

Sapo pashe nje nga skenat me te papranueshme per nje vend demokratik e qe nuk ndodh ne asnje prej shteteve te civilizuara. Pikerisht tek shkolla “4 Deshmoret”, prane rruges Bardhyl. Dy oficere policie i kishin lidhur doren me pranga per timonin e makines nje shoferi ne prani te femijes se tij, rreth 4-5 vjec, i cili po cmendej nga ulerimat dhe te qarat. Kjo eshte shkelje e hapur e te drejtave te njeriut, eshte cenim i dinjitetit, eshte e papranueshme qe te ndodhe ne sy te nje femije aq te vogel. Aq me pak kur nuk kishte ngjarje kriminale dhe personi duhet te arrestohej patjeter ne flagrance. E denoncoj publikisht kete rast, te cilin nuk arrita dot ta fotografoj, duke i terhequr vemendjen Policise se Shtetit qe kjo eshte nje sjellje e turpshme dhe e paligjshme

About Redaksia2

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply