Dybala tek Interi, arrihet marrëveshja

Paulo Dybala ka arritur marrëveshje me Interin, teksa raportohet se kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u finalizuar e gjithë marrëveshja.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, argjentinasi ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë 4-vjeçare me nënkampionët e Italisë.

Në marrëveshje thuhet se është përfshirë edhe opsioni për të vazhduar kontratën edhe për një vit të pestë.

Gjithashtu, palët thuhet se kanë rënë dakord edhe për pagën. Ish-futbollisti i Palermos do të fitojë 6 milionë euro (neto), pa përfshirë bonuset.

Kësisoj, Dybala te “Nerazzurrët” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Juventusin zyrtarisht skadon më 30 qershor, teksa lojtari ka konfirmuar kohë më parë se do të largohet.

About Redaksia

Check Also

Trump merr çmimin e “Paqes”

Prej orës 18:00 ka nisur në “Kennedy Center” në Uashington, ceremonia e shortit për fazën …

Leave a Reply