Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, duke u nisur nga kjo e fundit që thatë, për një vjeshtë me temperatura të larta politike, do të rikthehet opozita me protestat e saj, apo si do të jetë aksioni në terren?
Sali Berisha: Opozita do përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie. Dhe siç e shihni, rrokullisjen e saj nuk ka forcë në botë që ta ndalë më.
Në fakt, në një seri qytetesh, opozita është në protestë. Këto janë të organizuara, por nuk janë masive sa ç’duhet të jenë, por do bëhen.
Kështu që, me Edi Ramën çdo ditë, çdo javë që kalon, Shqipëria shkon thellë e më thellë në krizën e saj.
Ndaj dhe e thashë, tani ai e ka të vetin pollin, nuk e ka nga unë. Jo. E dinë vetë ata. Përpara ia bënte pollet Alastair Campbell me ekipet, se vetë Alastairi nuk merret me pollet, po gjente ekipet.
Tani duket e ka parë që nuk ia vlen të merret me të dhe ka thënë që është i përfunduar. Ai nuk ka më shpresë, Rama nuk ka më shpresë.
Një grindavec i droguar, që merret dhe shahet dhe zihet gjithë ditën me protestuesit për komentet e tyre, të drejta, etiketat që i vënë.
Trollsa, sorra, korba… përfytyron veten kufomë politike që këto i çukisin si korba dhe sorra trupin e tij.
E kuptoni ku ka degraduar? Se heq atë frazë ai.
Vini re, trollsa, sorra, korba… se ato ushqehen, dihet që korba dhe sorrat ushqehen në kufoma.
Unë them politike, jo fizike, por në këtë rast politike, por edhe protestuesit politike e kanë, nuk e kanë fizike, me thënë të drejtën. Të jemi paqësorë.
Gazeta RD