Berisha: Soros nuk ka se çfarë i bën një kufome të pakallur si Edi Rama, shqiptarët ia kanë dhënë verdiktin!

Kryetari i PD, Sali Berisha se, thirrja e Aleks Sorosit nuk mund ta shpëtojë Edi Ramën, të cilin e cilësoi si një “kufomë politike”.

“Është thirrur për emergjencë Aleks Soros.

Po se çfarë mund t’i bëjë një kufome të pakallur, le ta shohin.

Shqiptarët në mënyrë përfundimtare i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës.

Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike.

Opozita do të jetë e tëra në misionin e saj, largimin sa më shpejt të Edi Ramës, qeverinë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kapidani: Në mbështetje të banorëve të Durrësit të prekur nga projekti TID! Qytetarët nuk mund të jetojnë nën kërcënimin e shpronësimit

Deklarata e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Viola Kapidani: Të nderuar qytetarë, Si …