Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se Belinda Balluku është drejtuesja de facto e Partisë Socialiste dhe e qeverisë, duke hedhur akuza të forta ndaj saj dhe kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se qarkullojnë pretendime se Balluku dhe Oltion Bistri kanë kryer regjistrime edhe ndaj bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna që ai nuk i merr si të mirëqena.
Berisha: Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së, drejtuesja e saj.
Ua kam thënë edhe njëjherë, po të lexoni veprën e pavdekshme të Heminguejt, aty ndër personazhet janë edhe Pablo dhe Pilari.
Pablo është ish-komandanti që ka degraduar plotësisht dhe urdhrat dhe vendimet i merrte vetëm Pilari.
De facto është e njëjta situatë në qeverinë shqiptare.
Në një mbledhje të ngushtë, Lubia i thotë Ramës përsëri se në çdo ndjekje time penale, në çdo dosje të ndjekjes time penale, 60 përqind është e jotja.
Kjo është e vërteta.
Domethënë, po shkova, do të marr me vete. E pamëshirë!
Ka bllokuar heqjen e ministrave që emëroi, të cilët janë përgjegjës në një seri dosjesh të Lubisë se i kishte jo shefa kabineti, jo drejtorë, etj me radhë.
Pra, lëshimet nuk u bënë.
Gojët e liga, që nuk duhet t’i përmendim, duan të thonë se me Oltion Bistrin regjistrime i janë bërë edhe Lindës së Surrelit.
Tani këtë mos e merrni për të qenë, unë them se çfarë thuhet, por ka të dhëna… aty ku ka zë, nuk është pa gjë, thotë populli.
Gazeta RD