Berisha: PS ka rënë me 20 e ca pikë! Edi Rama është faktori i kësaj rrokullisje të madhe

Mariglen Kume, MCN TV: Zoti Berisha, ju e nisët këtë konferencë duke përmendur një poll të vetë Partisë Socialiste, në të cilën evidentohej sipas jush rënia e Partisë Socialiste. A kishte ky poll të dhëna se në çfarë pozitash ndodhet Partia Demokratike dhe partitë e tjera të reja apo lëvizjet e reja?

Sali Berisha: Po a mund t’u besosh socialistëve ti në poll për kundërshtarët? S’mund t’u besosh atyre. Ata i zhdukën këto. Unë as i pyeta, as u interesova. Unë mora vesh këto dy lajme, të sigurta i keni, që polli i ka rënë në krahasim me zgjedhjet me njëzet e sa pikë. Vetë, se vetë u mburret atyre, u thotë u mbaj unë ju u thotë, vetë del nën socialistët. Pra, ai është faktor i rrokullisjes së madhe.

-Po Partia Demokratike vetë a ka sondazhe? Keni të dhëna?

Sali Berisha: Jo, nuk bëjmë. Nuk bëjmë sondazhe ne.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit

Mariglen Kume, MCN TV: Dhe një pyetje tjetër, ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama publikoi …