Zjarri i revoltës ka shpërthyer edhe brenda PS. Kryebashkiakët socialistë i janë përveshur Ramës dhe kërëcënimeve të tij me sharje dhe reagim të fortë duke e akuzuar atë si mosmirënjohës për votën që i kanë dhënë qytetarët. Disa prej tyre kanë braktisur takimin pa pranuar që të tërhiqen nga revolta kundër Ramës.
Janë zbardhur detaje rreth takimit të kryeministrit Edi Rama në takim me kryebashkiakët ditën e sotme në Kuç të Vlorës, e cila zgjati rreth 4 orë.
Burime për Zoom.al bënë me dije se mbledhja ka nisur e tensionuar, pasi ka patur përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.
Rama i ka kujtuar Zotkajt djegien e teserave të PS në mes të qytetit, në shenjë proteste pas lajmit për shkrirjen e Bashkisë, duke e cilësuar si akt të turpshëm.
Zotkaj i është përgjigjur se turp duhet të jetë ajo që po i bën PS qytetarëve të Poliçanit.
Më tej Rama është përplasur edhe me kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Memaj, të cilën pas diskutimeve e ka nxjerrë nga mbledhja.
Shkak është bërë përgjigja ironike e kryebashkiakes.
Po ashtu mësohet se edhe kryebashkiakët e Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea kanë debatuar me kyeminsitrin Rama dhe Arbjan Maznikun duke i qëndruar argumentave të tyre kundër shkrirjes së bashkive.
Kryeministri Rama nga ana e tij ka pretenduar që kryetarët e këtyre bashkive po nxisin komunitetet e atyre zonave kundër reformës territoriale. Ai ka kërkuar që refroma Territoriale të vijojë.
Gazeta RD