E Vërteta e Hidhur e “Shëndetësisë Falas”

Nga Bardh SPAHIA

​Lajmi që koncesioni i Check-Up-it kthehet në shtet pas 12 vitesh është vula e një prej mashtrimeve më të mëdha të kësaj dekade.
​Për 12 vite me radhë, 66 milionë euro nga taksat e shqiptarëve i kaluan privatit. Mbi 9.2 milionë euro u paguan për analiza që nuk u bënë kurrë. Miliona euro të derdhura për shërbime inekzistente dhe analiza fantazmë, ndërsa sistemi ynë shëndetësor vuante dhe vuan krizat më të thella.
​Cila është pasqyra reale e asaj që mashtruesit në pushtet e quajtën “shëndetësi falas”?
​Janë spitalet ku mungojnë medikamentet jetike dhe paisjet më elementare. Janë qytetarët që, në ditët e tyre më të vështira, detyrohen të dalin e të blejnë vetë nëpër farmaci ilaçet, shiringat, dorezat, e deri te serumet. Janë pacientët që dergjen korridoreve dhe familjarët që zhyten në borxhe të pafundme për të shpëtuar të dashurit e tyre, sepse shteti i tyre i ka lënë në mëshirë të fatit.
​Teksa buxheti shpërndan miliona për kontrata abuzive, njerëzit e thjeshtë përballen me dhimbjen e braktisjes në dyert e spitaleve. Askush nuk të ofron “shëndetësi falas” kur je i detyruar të blesh vetë të drejtën për të jetuar.
​Sot thesi u “mbyll”dhe koncesioni kthehet në shtet, por dëmi kolosal u bë, vjedhja funksionoi, paratë u morën dhe sistemi mbeti i rrënuar.
Kjo është një faturë e paguar me jetën vuajtjet dhe xhepat e atyre që nuk kishin asnjë mundësi tjetër.
Rama jepe dorëheqjen!

About Redaksia

Check Also

Kuç, Rama!

Nga Luçiano BOÇI “Kush del kundër ndarjes, me qëndrime dhe vendime, e ka personale me …