Recepsionistja buzëqeshi, u kërkoi të prisnin pak, u ofroi një kafe dhe thirri menaxheren. Menaxherja e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për një gabim njerëzor. Jo vetëm i akomodoi, por u dha një dhomë më të mirë dhe u ofroi mëngjesin për të tri ditët.
Në Vlorë, në hyrjen e një resorti me pesë yje, vajza e pritjes dukej sikur kishte ardhur të mbronte një garnizon, jo të mirëpriste njerëz. Kur kërkuam të flisnim me një menaxher, ajo hezitonte ta thërriste.
Si përjetuese e të dy situatave të ndodhura në pak ditë, e pyeta vajzën time nga ndryshojnë këto dy modele pritjeje?!
Me një zë të butë më përgjigjet: “Vajza në Zhyrih para anomalisë ku prenotuesi nuk ishte pjesë e grupit nuk na dëboi, vuri mendjen në punë. Thirri menaxheren e cila kishte jo vetëm autoritetin të merrte vendim, por edhe eksperiencën e nevojshme për të gjykuar nëse ishte përpara dy njerëzve që po gënjenin apo ishte një ngatërresë.
Sapo u sigurua që ishte një ngatërresë, menaxherja pritjen prej 20 minuta e kthehu në një mundësi biznesi me shumë pak kosto shtesë për hotelin . Dy klientë si të përdornim suitën që ajo ofroi si dhomën standarte që kishim paguar do të harxhonin po të njëjtën sasi uji , peshqirash , elektriciteti , ndërkohë fakti që na ofroi mëngjesin na shtyhu të konsumonin edhe vakte të tjera në restorantin e hotelit .
Nëse nesër do të udhëtoja sërisht për në Zyrih do të shkoja pa më të voglin hezitim tek i njëjti hotel.
Vajza e pritjes në Vlorë, kishte një rregullore në vend të mendjes. Në mungesë të mendjes edhe në prani vetëm të rregullores çdo njëri që paraqitet para saj duhet të paguante 3000 lekë të reja para se të ulej tek kafeja. Asnjë sqarim apo situatë e veçantë nuk ja ndryshonte qëndrimin . Ajo ngjante më shumë me një oficereje garnizoni ushtarak sesa me një ofruese shërbimesh të një resorti me pesë yje. Ajo jo vetëm nuk e kupton që çdo anomali është një mundësi për më shumë biznes, por ajo i hoqi mundësinë edhe menaxheres së saj që këtë anomali ta kthente në më shumë biznes për kafen thuajse bosh të resortit. Nuk do të kthehemi më as atje e as në Vlorë”.
Kjo ishte diferenca në mendjen jo prej ekonomisteje të sime bije.
Ndërsa në gjuhen ekonomike ndryshimi midis dy priteve tregon dy modele të ndryshme të të bërit biznes . Në Zyrih mendohet për vlërën afatgjatë të biznesit në Vlorë vetëm për maksimizimin e fitimit.
Në modelin e biznesit që mendohet për vlerën çdo anomali në mikpritje mund të jetë problem, por mund të jetë edhe mundësi. Mundësi për të fituar besimin e klientit, për ta bërë të ndihet i veçantë dhe për ta kthyer atë në klient besnik. Menaxherja e hotelit diti të lundronte me elegancë dhe me hir mbi anomalinë. Ajo nuk zbatoi rregulloren me ngurtësinë e një roboti përkundrazi, e përdori mjeshtërisht atë për të bërë më shumë biznes.
Duke njohur parimet e krijimit të vlerës në sektorin e mikëpritjes ajo transformoi një pritje 20 minuta në vlerë për biznesin që drejtonte, duke siguruar me fare pak kosto besnikërinë afatgjatë të klientëve edhe mundësinë për më shumë biznes në të ardhmen.
Në resortin e Vlorës mendohej vetëm për fitimin e sotëm , ndaj rregulli që e maksimizonte atë ishte kthyer në qëllimin e stafit , edhe kujdesi ndaj njerëzve ishte vetëm një shtesë opsionale.
Në biznesin që mendohet vetëm për maksimizimin e fitimit edhe e drejta për të pirë një kafe me njeriun e afërt që po pushon atje mund të blihet vetëm me para.
Pastaj më erdhi ndër mend një shprehje që po Vlora ma kishte mësuar:
Fisi – fis, rigoni nuk behet lis!
Gazeta RD