Emri i Igli Tares për herë të dytë në dosjen e Ballukut, kontroll dy vilave të tij në Palasë

Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Pas marrjes nën hetim për pastrim parash dhe sekuestrimit të një vile në Dhërmi në emër të ish-futbollistit të njohur, e dyshuar nga SPAK si pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, Igli Tare është bërë sërish objekt kontrolli nga SPAK.

Burime të besuara thanë se me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela është ushtruar kontroll në dy vila luksoze në Palasë në emër të Tares.

Po përmes të njëjtit vendim është urdhëruar kontroll në shoqërinë Atelier 4, si dhe në zyrën e një arkitekti R.Xh. në Vlorë.

Prokurorët kanë dyshime se të paktën një nga vilat në Palasë është po ashtu pasuri e fshehur e Ballukut.

Hetuesit janë duke kryqëzuar të dhënat për të parë nëse përputhen me dëshmitë e marra në lidhje me vilat, si dhe me të dhënat e siguruara nga këqyrja e celularëve.

Belinda Balluku është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa po hetohet për pastrim parash e korrupsion kur drejtonte agjencinë Albcontrol.

Më herët, SPAK ka sekuestruar një vilë në Dhërmi që dyshohet se është në pronësi të tërthortë të Ballukut, ndërsa hetimet janë intensifikuar në këtë drejtim./vna.al

About Redaksia

Check Also

Në skajin e fundit të botës: Shqiptarët e Alaskës, jeta dhe ëndrra e tyre e heshtur amerikane

Nga Beqir SINA Nëse udhëton drejt veriut të egër të Amerikës, atje ku toka ngrin …