PS në Maliq del kundër Ramës, kundërshton shkrirjen e bashkisë

Kundërshtimi ndaj hartës së re territoriale po rritet edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste në Maliq.

Kryetari i PS-së së Maliqit, Ornid Demollari, është shprehur publikisht kundër projektit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Korçën, duke argumentuar se një ndryshim i tillë do t’i largonte shërbimet nga qytetarët.

Qëndrimi i Demollarit u bë publik pas dëgjesave të zhvilluara në njësinë administrative Libonik, ku banorët kundërshtuan bashkimin e Maliqit me Korçën.

Ata akuzuan qeverinë se po merr vendime për të ardhmen e territorit pa konsultuar komunitetet që preken drejtpërdrejt nga reforma.

Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur konsultimet me banorët e njësive administrative, ndërsa dëgjesat pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Këshilli pritet të miratojë qëndrimin zyrtar të bashkisë në një mbledhje të posaçme më 20 gusht. Dokumenti do t’i përcillet më pas Kuvendit, ndërsa diskutimi parlamentar për reformën territoriale pritet të rikthehet në tetor.

About Redaksia

Check Also

Ku është Saranda e “mirëmenaxhuar” për të cilën flet Gonxhja?!

Nga Ina ZHUPA Do donin edhe qytetarët e Sarandës ta shikonin këtë “mirëmenaxhim” dhe turistët …