Zjarri tek Televizioni Shtetëror/ Rama ka gati projektin për kullë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me shkaqet e zjarreve në Shqipëri dhe lidhjen e tyre, sipas tij, me interesat e ndërtimit dhe trafikun e drogës.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se zjarret nuk janë thjesht ngjarje të natyrës, por sipas tij lidhen me synimin për hapjen e territoreve për ndërtime.

“Në fakt, në tërësi zjarret po i shkakton betoni dhe padyshim që ato kanë vetëm një synim: të hapin troje për beton”, u shpreh Berisha.

Ai iu referua edhe zjarrit që përfshiu Televizionin Shtetëror, duke ngritur dyshimin se edhe në atë zonë mund të ketë interesa për zhvillim me ndërtime të larta.

“Nuk e di, a e morët vesh apo jo, por dy-tre net zjarri ra edhe te televizioni shtetëror, duket se edhe aty do ndërtohet ndonjë kullë dhe ajo ndërtesë duhet të zhduket. Barbari. Nuk ka dyshim se zjarret janë të diktuara nga betoni”, tha kreu i PD.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha per diplomatin amerikan/ “Lufta ndaj krimit dhe karteleve prioritet i Presidentit Trump”

Petrit Matia: Përshëndetje Doktor, kur pritet që të vijë ambasadori i ri i SHBA në …