Pse Rama e përdhunoi publikisht kreun e Gjykatës së Lartë

“RD”

Rama ishte këtë të premte pjesë e “Vajza Fest”, festivalit që zhvillohet në fshatin Vajzë të Selenicës. Në aktivitet ai shoqërohej nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ish-Presidenti Bamir Topi dhe ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Eshtë një rast unikal sot në Europë dhe botën demokratike që në ceremoni publike, kreu i qeverisë të shoqërohet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë. Kjo ka ndodh vetëm në regjimet totalitare ku nuk ekziston ndarja mes pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor.

Rama e ka përdhunuar publikisht Kryetarin e Gjykatës së Lartë për ti treguar shqiptarëve se ai është sot edhe Kryeministër edhe kryetar gjykate edhe kryeprokuror, si dhe për ti treguar atyre që bërtisnin për reformën në drejtësi, se ai e bëri këtë reformë vetëm për të siguruar pushtetin e tij dhe jo për shqiptarët.

Shqiptarët kanë paguar deri tani 500 milionë euro për këtë palo reformë në drejtësi, ku kreu i regjimit është edhe Kryeministër, edhe kryeprokuror edhe Kryetar Gjykate.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha per diplomatin amerikan/ “Lufta ndaj krimit dhe karteleve prioritet i Presidentit Trump”

Petrit Matia: Përshëndetje Doktor, kur pritet që të vijë ambasadori i ri i SHBA në …