Berisha, mesazh Doshit/ Bandat e Ramës sulmojnë protestuesit përmes Tom Doshit

Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se përmes Tom Doshit po sulmon protestuesit paqësorë.

Berisha tha se PD dënon me forcë çdo ndërhyrje ndaj lëvizjes qytetare dhe u bëri thirrje demokratëve të marrin pjesë në të si qytetarë, jashtë logove partiake.

Deklarata

“Bandat e Edi Ramës, nëpërmjet Tom Doshit, sulmojnë flamingot dhe protestuesit paqësorë”, u shpreh Berisha, ndërsa i kërkoi Doshit të heqë dorë nga, siç tha ai, përdorimi si “mercenar i Edi Ramës”.

Duhet të dënoj me forcën më të madhe bandat e Edi Ramës, që nëpërmjet Tom Doshit, sulmojnë flamingot, sulmojnë protestuesit paqësorë.
I rikujtoj Tom Doshit se ai është përdorur si mish për top me 21 janar dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi si mercenar i Edi Ramës.
PD dënon me forcën më të madhe çdo ndërhyrje të Edi Ramës ndaj lëvizjes paqësore rinore qytetare më të fuqishme që vendi ka njohur që nga vitet ’90 dhe u bën thirrje demokratëve të bëjnë çdo përpjekje për të marrë pjesë në këtë lëvizje si qytetarë jashtë logove partiake në interesin më të mirë të vendit.

About Krye Redaktor

Check Also

Nga analiza elektorale e PS te një analizë territoriale dhe qytetare

Debati për Territorialen ka dalë nga ‘laboratori’ qeveritar dheka zbritur në cdo bashki dhe komunitet …