Protesta e 79-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet edhe këtë të hënë në Tiranë, pas tubimit të një dite më parë, ku mijëra qytetarë u mblodhën dhe marshuan në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!”, janë shndërruar në refrenin kryesor të zërit qytetar.

Protesta e 79-të vjen pas më shumë se dy muajsh qëndresë të përditshme. Në protestat e fundit, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre politike.

Marshimi pritet të zhvillohet përgjatë akseve kryesore të Tiranës, me protestuesit që synojnë të rikthehen përpara Kryeministrisë. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për largimin e qeverisë dhe ndryshimin politik.

Protestat kundër qeverisë janë zhvilluar prej javësh, ndërsa në ditët e fundit pjesëmarrja e diasporës është bërë një nga elementët kryesorë të tubimeve në Tiranë.

About Krye Redaktor

Check Also

Ushtarit të Ramës në Gjykatën e Lartë i ka mbaruar mandati/ E mbajnë aty për të liruar Veliajn

Belind Këlliçi Personat që garantojnë drejtësinë për qytetarët shqiptarë, sigurisht dalja në këto aktivitete, jo …