“Lejlekët” janë zgjuar vonë…

Nga Iva V.GRILLO

Lexoj një lajm që një regjisor shqiptar filmash, i bën një letër të hapur Kryeministrit e Ministrit të (ç)Kukturës të cilëve u kërkon të bëjnë një auditim të veçantë dhe të vënë rregull tek procesi i përzgjedhjes së projekteve nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë (QKK).

Më krijohet idea se regjisori beson fort që uji i kulluar që rrjedh nga “lart”, turbullohet tek rrjedh poshtë, nëpër “tubat” e QKK-së.

Më pas lexoj se regjisori na paska qënë në zyrën e Kryeministrit jo më herët se viti 2024 (4 vite pas ekzekutimit të Teatrit me aktorë brenda)…ku i paskërka kërkuar mbështetje për projektin e tij dhe mbështetja i qënkërka premtuar nga Kryeministri…dora vetë.

Por kryeministri dhe vartësi i tij i (ç)Kulturës nuk e paskërka mbajtur fjalën dhe regjisori në mënyrë të vetëkuptueshme qenkësh mërzitur e zhgënjyer.

Kjo puna e marrjes së bekimit personal të Kryeministrit për të bërë edhe “një copë” film është kthyer në trend…nuk është hera e parë që e dëgjojmë.

Fakti që një regjisor apo krijues mendon se leja, mbështetja apo fitimi i një projekti artistik duhet të kalojë me patjetër nga zyra e “zemërgjerësia” e kryeministrit është problemi primar.

Lehtësia me të cilën ky fakt pranohet publikisht të bën të mendosh se për disa, ky sistem i krimbur korruptiv është deri diku i pranueshëm për sa kohë marrin mbështetjen e inkurajimin personal të kryeministrit…por bëhet bezdisës veç kur nuk u dalin llogaritë në fund.

Sistemi është thellësisht i korruptuar që në momentin që një regjisor duhet të presë në paradhomën e Kryeministrit për të bërë një film…zhgënjimet e tjera kur pranohet apo nuk pranohet projekti nga levat e mëtejshme të ingranazhit shtetëror, janë vetëm pasoja dhe reflektime të korrupsionit që buron nga lart.

Ndaj regjisorēt, artistët apo cilido që ka trokitur në zyrën e Kryeministrit (të paktën pas vitit 2020 ku u shkërmoq qartë shteti ligjor) për të marrë bekimin e tij personal për projektet e tyre sado të rëndësishme dhe të rralla që t’u duken, ndoshta duhet t’i bëjnë pyetjen vetes:

A mos kam kontribuar dhe unë deri vonë në rritjen e fuqisë së një autokrati për të krijuar një aparat shtetëror të korruptuar që ngjan si oborri i tij personal?!

“Lejlekët nuk vijnë më” edhe sepse duket se “lejlekët” kanë fjetur pak si gjatë…
Dhe tani zgjimi është i dhimbshëm…për të gjithë.

Mund të jetë një imazh i hutë dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Akrobacitë e shifrave ekonomike

Nga Luçiano BOÇI Ndërsa janë ndezuar alarmet për deindustrializimin e vendit qeveria ka nxituar ta …