Përfaqësuesi i diasporës së Italisë: Rama të japë dorëheqjen, duam një qeveri të drejtë!

Protestuesi që tha se përfaqëson diasporën shqiptare në Itali kërkoi dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, në protestën e 86-të kundër qeverisë.

Ai e akuzoi qeverinë për pamundësinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe e cilësoi protestën si një “revolucion paqësor”.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës. Kërkojmë një qeveri që të na japë jetë të lirë dhe të drejtë”, deklaroi protestuesi, duke vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe veçanërisht të grave e vajzave në protestat kundër qeverisë.

Fjala e tij:

Përfaqësoj Diasporën e Italisë. Shoh në këtë shesh një revolucion paqësor të vërtetë i cili na zhgënjen nga viti ’90 deri në ’92.

Neve kërkojmë të njëjtën gjë që kërkonit sot. Neve kërkojmë dorëheqjen e kupolës, Cosa Nostra-s, me në krye kapon e të gjithë kapove shqiptarë, Toto Rinën, i cili na hoqi çdo lloj mundësie të mbijetesës, jo të jetesës së lirë.

Në çdo ditë proteste, unë kam parë shkëlqimin e njerëzve të mi, të cilët kryesisht të vajzave, të grave dhe motrave tona.

Kërkojmë dorëheqjen të parevokueshme të Edi Ramës. Kërkojmë që të bëhet një qeveri e cila të na japë jetë të lirë dhe të drejtë.

Ju falënderoj për mbështetjen.

About Redaksia

Check Also

Qytetarët ironizojnë takimin e Ramës në Pogradec: “Statistikat e qeverisë janë plot sukses”!

Në këtë ditë të 86-të të protestës, qytetarët kanë ironizuar me pankarta takimin e kryeministrit …