Nga Boldnews.al
Pesë të moshuar, me ujë në qese të lidhura nyje, bastunin e pandashëm si të vetmin mbështetje fizike dhe me frikën e tensionit e prostatës, pritën gjatë mes vapës, por në fund dëshira iu plotësua… E takuan Ramën, e falenderuan, e puthën, u urun dhe u-rinuan edhe një herë, ndonëse njëri prej tyre kur tha se: “Ta takoj një herë dhe pastaj le të vdes”… Ai nuk vdiq gjithsesi, deri më tani gëzon dhe i urojmë jetë sa më të gjatë.
Por dikush vdiq, ose më mirë ka kohë i vdekur dhe e shëtisin të balsamosur sa në një vend në një tjetër, si kofomë ende të pakallur. Ky është kryeministri Edi Rama që ka kohë i kaluar në vdekje politike. Se ç’bëri ca broshura, do analiza po krye e fund, ca platforma të lindura të vdekura dhe në fund pa nga kamerat e gjalla me shpresë se është ende në intubim, duke harruar se tashmë thjesht drejton një qeveri të vdekur bashkë me të. Gjithçka ndodhi në Pogradec në dy ditë treguan jo forcën por funeralin qeveritar.
Këtë që e kuptuan më qartë ishi ata shtatë të moshuar që gjithsesi nuk e lanë pa i hedhur një dorë dhe’, për të bërë adetin. E puthën u çmallën dhe ikën, duke qenë të bindur se ai tashmë e kishte kryer misioni. Prej kohësh është me orë pune të skaduar, por disa e mbajnë ende si kufomë politike. Ia duan firmën dhe me atë dorën e pakontrolluar ai fap e fap ka edhe ca letra për të firmosur.
Me sytë e mbylluar ai duhet të firmosë disa letra fap e fap. Ndyshe??? Ata, krimi dhe oligarkia që e mbajtën në jetë kaq gjatë, që i ofruan tablonë dhe penelet për të pikturuar këtë Shqipërinë e sotme sipas shijes së tyre.
Gazeta RD