Protesta e 88-të: Të arrestohet Balluku, SPAK-u të mos përkëdhelë qeveritarët!

Në protestën e 88-të kundër qeverisë Rama, qytetarët vijojnë akuzat ndaj Ramës për qeverisjen dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të drejtësisë.

Një prej protestuesve e cilësoi Edi Ramën “tradhtar”, ndërsa e përqendroi fjalën te vota si mjeti me të cilin qytetarët mund të ndëshkojnë politikisht qeverinë, duke e lidhur përgjegjësinë elektorale me të ardhmen e vendit.

Kritikat e tij u drejtuan edhe ndaj SPAK-ut dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protestuesi kërkoi që Balluku të përballet me drejtësinë dhe akuzoi SPAK-un se nuk duhet të shndërrohet në një institucion që “përkëdhel” zyrtarët e qeverisë.

Fjala e tij: Përshëndetje të gjithëve.

O Ramë, o tradhtar! O Ramë, o tradhtar!

A e dini se në disa vende, shtete si Zvicra, tradhtia dënohet me heqje të shtetësisë? Dënohet me heqje të shtetësisë, edhe ky do të marrë atëherë ndonjë pasaportë serbe ose ruse.

“Vota edhe plumbi”, ka thënë një president amerikan, nuk janë njësoj. Vota është më e ashpër se plumbi, presidenti Abraham në 1860-ën. Me plumbin vret një kundërshtar, një armik tëndin. Me votën vret të ardhmen e fëmijëve tuaj, siç kanë bërë shqiptarët tash 35 vjet.

Pra, duhet të dënohet kjo zonja Balluku, se e kanë bërë SPAK-un si me qenë Kisha e Laçit, duke shkuar e duke u falur çdo javë. SPAK-u nuk është tempull shpirtëror, duhet të funksionojë me disiplinë. Jo për t’i përkëdhelur.

Faleminderit shumë.

About Redaksia

Check Also

Agasi u arrestua me orën në dorë që kushton deri në 3 milionë dollarë

Ergys Agasi u arrestua sot ndërsa në dorë mbante një orë e cila kushton deri …