Berisha: Prokuroria i ka regjistrimet e Agasit në zyrë, por po fshijnë ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, tha se, prokuroria i ka regjistrimet e Agasit në zyrën e tij në Bllok, por po fshijnë ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë.

Berisha: Ergys Agasi ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës, një zyrë, studio apo ta quajmë ç’të doni, më e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Evropë.

Zyra e Ergys Agasit bënte regjistrime në figurë dhe zë, sapo të hapje derën dhe sapo të dilje nga ajo derë.

Maniak. Ishte maniak, se maniakët bëjnë akte që thua ti pse i bëjnë, i bënte ai.

Mirëpo regjistrimet e tij, duhet ta dinë shqiptarët, herë-herë provojnë se ajo zyrë ishte një kuplara e vërtetë në mes të Tiranës.

Në atë zyrë janë paraqitur pa asnjë motiv zyrtar ministra, ministre, drejtorë të përgjithshëm, drejtoresha të përgjithshme, deputetë, deputete.

Janë paraqitur gjykatës, prokurorë, zyrtarë të lartë të policisë, etj, etj.

Pra, zyra e Agasit në Bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve.

Këto fotot, zërat, videot, të gjitha i disponon prokuroria.

Ata po fshijnë ministrat, sipas disa burimeve.

Ata po fshijnë deputetët, po fshijnë zyrtarët më të lartë.

Por i garantoj se hetimi i tyre nuk do ndalet ndonjëherë.

Nuk ndalet ndonjëherë ai hetim.

About Redaksia

Check Also

Partia e Anëtarit, e terrenit dhe alternativës!

Nga Nikola KEDHI U hap një kapitull i ri. Partia Demokratike ka tejkaluar një nga …