Reforma Territoriale/ Berisha: Jo vetëm protesta, por edhe mbledhje firmash për referendum

Kryetari i PD, Sali Berisha porositi anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së të angazhohen në mbledhjen e firmave të qytetarëve në bashkitë që Rama kërkon të shkrijë, për të organizuar referendum kundër hartës së re territoriale të kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha, lëshoi akuza të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se zhvillimet e kësaj vere kanë demaskuar funksionimin “narkoshtet”.

Berisha: Tani miqtë e mi, nuk ka asgjë tjetër të veçantë përveçse të kalojmë tek përpjekjet tona.

Pra kjo ishte ‘policy paper’, dokumenti i politikave të Institutit Republikan pas studimit që ata i kanë bërë Partisë Demokratike.

Kur e lexoni, kur e dëgjoni këtë dhe e lexoni, e kuptoni që ripërtëritja është jetike për secilin prej nesh, në të gjithë veprimtarinë tonë.

Ndaj dhe çdonjëri nga ne duhet të marrë këtë vendim: që unë do të ndryshoj, do të shumëfishoj nëpërmjet kësaj platforme fuqinë time, energjinë time, veprimtarinë time.

Do zgjeroj hapësirën për anëtarin e Partisë Demokratike, do t’i krijoj atij të gjitha mundësitë për rolin që duhet. Do ta furnizoj atë në mënyrën më serioze me të gjitha dokumentet, mesazhet, udhëzimet dhe çdo gjë tjetër.

Çështje e tretë shumë e rëndësishme e kësaj mbledhje është çështja e reformës territoriale. Grupi i punës, i drejtuar nga z. Luçiano Boçi ka bërë një punë shumë serioze.

Dhe siç e dini, ka arritur në një hartë jo përfundimtare me 100 bashki. Pse jo përfundimtare? Është lënë opsioni që komunitete të ndryshme, të cilat në debat faktojnë se ato mund të jenë një bashki apo një komunë apo diçka, t’u konsiderohet e drejta e tyre.

Tani Edi Rama, i cili është në momentet e fundit të jetës së tij politike, bën gjithçka për pushtetin e tij.
Pra, u bë një punë e madhe.

U ngritën protestat në të cilat janë për t’u përshëndetur të gjithë qytetarët. Në tërësi edhe ato kanë qenë protesta qytetare.

Këshilltarët kanë mbrojtur interesat e qytetarëve, por tani Partia Demokratike do të angazhohet në një veprimtari të fuqishme në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Çfarë do të thotë? Në të gjitha bashkitë që u ka rënë viza Edi Rama, që i zhduk Edi Rama, dhe të gjitha komunitetet ku ne kemi parashikuar bashki, degët e Partisë Demokratike do të nisin sapo të marrin formularin nga sekretariati, do të nisin peticionin, firmat e qytetarëve për bashkinë e tyre.

Në mënyrë që të shkojmë drejt kërkesave ligjore në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
Pra, protesta po e po, firma në mbrojtje të njësive të qeverisjes vendore.

Dhe kjo që bën Edi Rama, është absolutisht në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me Kartën Europiane të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, e cila parashikon referendumin për ndryshimin e kufijve të bashkive apo komunave. Parashikon konsultimin me referendum.

Ndaj dhe ne duhet të fillojmë menjëherë, strukturat tona të angazhohen në të gjitha njësitë që Edi Rama do t’i eliminojë për qëllime elektorale dhe në të gjitha njësitë që ne kemi parashikuar për të ngritur njësi të reja të qeverisjes vendore, kanë bërë dhe një punë shumë të mirë, kanë bërë një konsultë të gjatë me Kongresin e Autoriteteve Lokale, kanë marrë mendimet e tyre.

About Redaksia

Check Also

Nesër protestuesit para selisë së PS/ Rama do mbledhë qeverinë në Parti

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se do të mblidhen nesër  përpara selisë së PS-së në …