Berisha uron boksierin Nelson Hysa: Një fitore e jashtëzakonshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar fitoren e boksierit shkodran Nelson Hysa ndaj norvegjezit Thomas Narmo në “O2 Arena” të Londrës.

Berisha e cilëson fitoren e Hysës si “të jashtëzakonshme”, duke vlerësuar se ai mbrojti titullin WBO Global për peshat e rënda dhe nderoi flamurin kombëtar.

Në postimin e tij, Berisha e uron boksierin shqiptar dhe shpreh dëshirën që Hysa të bëhet së shpejti Kampion Bote.

Postimi 

Nelson Hysa, një fitore e jashtëzakonshme!

Të nderuar miq, Nelson Hysa, boksieri profesionist shkodran i peshave të rënda, në një duel me norvegjezin Thomas Narmo (në “O2 Arena” të Londrës), mposhti me një sukses spektakolar kundërshtarin e tij dhe mbrojti titullin WBO Global për peshat e rënda.

Me këtë rezultat, i pari i këtij lloji për një shqiptar, Nelson Hysa nderoi flamurin kombëtar, i zbardhi faqen vetes, Shkodrës, traditës së saj dhe gjithë kombit shqiptar, si dhe hapi dyert për garën drejt titullit Kampion Bote në peshën e tij.

Ndaj, le ta urojmë nga zemra Nelson Hysën: së shpejti Kampion Bote!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama përllogarit në favor të opozitës mashtrimet e puthadorëve të qeverisë si Ymer Çorapja apo Bolino

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama përllogarit në favor të opozitës të gjitha …