Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë gjatë konferencës për shtyp kërkoi të subvencionohen të gjitha shpenzimet për shkollën, të hiqet TVSH për ushqimet dhe të vendoset minimumi jetik.
Berisha: Për PD-në është jetike heqja e menjëhershme e TVSH-së për ushqimet.
Subvencionimi i plotë i të gjitha shpenzimeve për shkollën bazuar në parimin e arsimit falas.
Me Kushtetutë, arsimi është falas.
Vendosja e menjëhershme e minimumit jetik.
Këto masa ne i konsiderojmë masat më të domosdoshme për t’iu kundërvënë lakut të urisë, mjerimit dhe varfërisë që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë në familjet shqiptare në nevojë.
Por natyrisht, përkundrejt këtyre masave, narkoqeveria ofroi njëherë Besën, dhe pasi i doli kallp Besa, tani Pasqyrën, një mashtrim të turpshëm të dytë duke dëshmuar se nuk jeton në këtë realitet, por jeton tërësisht në kullën e fildishtë të pushtetit të saj dhe nuk ka asnjë interes të përbashkët me qytetarët, përveç interesave të pasurimit të qytetarëve.
Gazeta RD