Rama bën të fortin këtu e përulet jashtë! SPAK ta arrestojë bashkë me Ballukun brenda shtatorit!

Në vijim të fjalimeve përballë godinës së ekzekutivit, një nga protestuesit ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, si dhe i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë SPAK-ut dhe organit të drejtësisë për nisjen e menjëhershme të arrestimeve në radhët e kabinetit qeveritar.

Protestuesi e akuzoi kreun e qeverisë se tregon forcë vetëm përballë qytetarëve të tij, ndërsa jashtë kufijve shfaqet i dobët.

“Edi Rama bën të fortin me popullin shqiptar. Nuk i vjen turp që e tërheq popullin zvarrë! Si mund të jesh i fortë brenda Shqipërisë kur shkon jashtë shtetit dhe përulesh në gjunjë si mi arash? Nuk je i fortë, je i dobët, je një kriminel!” – u shpreh ai nga tribuna e protestës.

Më tej, ai i kërkoi sistemit të drejtësisë të ndërpresë procedimet ndaj protestuesve dhe të përqendrohet te hetimi dhe prangosja e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

“U bëjmë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të mos e arrestojnë e gjykojnë popullin pse hedh një vezë, por të arrestojnë kriminelët. Korrupsionin e kanë në qeveri, me bandën e kryeministrit. O SPAK mjeran, a e dini se paguheni nga populli shqiptar? E keni rrogën 6 mijë deri 8 mijë euro. Çfarë po bëni? Asgjë nuk po bëni, turp të keni!” – deklaroi protestuesi.

Në përmbyllje, ai u bëri thirrje prokurorëve të posaçëm të ndërmarrin veprime konkrete brenda muajit të ardhshëm: “U bëjmë thirrje SPAK-ut jo thjesht të hetojë Ramën, Ballukun e vartësit e tyre, por t’i arrestojë menjëherë brenda shtatorit!”

About Redaksia

Check Also

Kush është njeriu i Linda Ramës që kërcënoi gazetarin, Konomi

Gazetari Arjan Konomi ka njoftuar se një person që, sipas tij, e kishte kërcënuar për …