“RD”
Çështja e pajisjes së Kryetarit të opozitës Sali Berishës me vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngjalli disa diskutime në mediat e Ramës, veçanërisht për rolin e notës verbale të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë drejtuar Ambasadës Amerikane.
Mediat e Ramës pyesnin me ironi; a do ta marrë vizën Berisha? Problemi në të vërtetë nuk qëndronte tek Ambasda amerikane , por tek shpresat e kota të Ramës se mund ta bllokonte Berishën për të shkuar në Shtetet e Bashkuara.
Duhet bërë një dallim i rëndësishëm: nota verbale nuk është një dokument që i jep vizën një shtetasi shqiptar dhe as nuk e detyron Ambasadën e SHBA-së të lëshojë vizën. Vendimi për dhënien e vizës është kompetencë e autoriteteve amerikane dhe merret në përputhje me legjislacionin dhe procedurat konsullore të Shteteve të Bashkuara.
Atëherë, përse ishte e nevojshme nota verbale?
Në rastin e Berishës, nota verbale kishte rëndësi si një komunikim zyrtar diplomatik ndërmjet institucioneve të dy vendeve. Ajo mund të shërbejë për të konfirmuar zyrtarisht statusin e personit, funksionin që mban, qëllimin e udhëtimit dhe arsyen për të cilën kërkohet hyrja në territorin amerikan.
Në këtë rast, udhëtimi lidhej me pjesëmarrjen e Kryetarit të opozitës, Berisha në një aktivitet politik ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, Ministria e Jashtme shqiptare mund të formalizonte përmes një note verbale faktin se bëhej fjalë për një udhëtim me karakter të caktuar zyrtar ose politik dhe se kërkesa për vizë lidhej me një aktivitet të përcaktuar.
Çështja e zotit Berisha nuk është një aplikim i zakonshëm për vizë turistike. Për këtë arsye, dokumentacioni diplomatik mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të udhëtimit dhe në përcaktimin e kuadrit institucional të kërkesës.
Rama vonoi procedurën
Kjo kërkesë e cila duhet të ishte dicka krejt formale nga ana e ministrisë së Jashtme, dhe duhej që të realizohej brenda 24 orëve, në të vërtetë u zgjat për 10 ditë. Qëllimi i vonesës lidhej me synimin politik të Ramës për të vonuar në limite procesin e marrjes së viziës. Duke shkaktuar një vonesë 10 ditore, Rama besonte se kjo do të kishte ndikim më pas në ambasadën Amerikane, e cila ka edhe ajo afatet e veta për dhënien e vizës.
Rama shpresonte se duke bllokuar notën verbale të ministrisë së Jashtme, do të mbetej shumë pak kohë që Ambasada të konfirmonte vizën për Berishën. E gjitha kjo synonte që procesi të vonohej përtej Konventës republikane e parashkuar me 7 shtator, por edhe me ndikimin e aktiviteteve dhe takimeve që Berisha kishte përgatitur para kësaj date në Shtetet e Bashkuara.
Reagimi i Ambasadës amerikane
Surpriza ka qenë reagimi i Ambasadës amerikane dhe institucioneve amerikane. Ata e kanë realizuar të gjithë procesin e dhënies së viziës për Kryetarin e opozitës shqiptare në vetëm 48 orë, në një kohë që parashikohej se do të duhej të merrte edhe më shumë kohë si proces.
Rama dështoi edhe një herë tjetër me turp të ndalojë Berishën të shkojë në Shtetet e Bashkuara. Këto janë lojrat e një të mbyturi që kërkon të shpëtojë duke u kapur pas fijes së kashtës.
Gazeta RD