Nga Erion DASHO
Kam folur e shkruar dhjetëra herë për rëndësinë e vdekshmërisë foshnjore dhe amtare si dy treguesit bazë të çdo sistemi shëndetësor.
Vdekja e një gruaje shtatzanë gjatë transportit me ambulancë kërkon një analizë të thellë të sistemit në çdo hallkë, ndjekjen gjatë shtatzënisë, diagnozën e hershme të komplikacioneve të shtatzënisë, trajtimin e urgjencave madhore në një spital (obstetrika është një ndër specialitetet bazë që një institucion të quhet “spital”), transportin ajror dhe triazhimin e vendimmarrjen për mënyrën e transportit me ambulancë.
Ndërsa ministrja e shëndetësisë së Boratit merr medalje ndërkombëtare, të cilat shqiptarëve u kujtojnë medaljen e Ramiz Alisë për ushqyerjen, dhe flet për trombektomi e inteligjencë artificiale, sistemi i kalbur shëndetësor është rrënuar në themelin e tij, kujdesin për nënën e fëmijën.
Jo më kot, kam vite që flas për nevojën e një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit shëndetësor, e cila do ta vendosë sistemin në shina dhe do të adresojë në mënyrë strategjikë batërdinë dhe kusarinë e boratëve dhe oligarkëve të shëndetësisë.
Pushofshin në paqe nëna dhe foshnja e palindur!
Një pyetje kam për boraten e shëndetësisë dhe stafin e vet: a arrin t’i zërë gjumi pas situatave të tilla?
Gazeta RD