94 ditë revoltë/ Ahengu vazhdon, drejtësia kur fillon?!

Qytetarët kanë dhënë mesazhe të forta përmes pankartave në protestën e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një pankartë, ata vënë theksin tek gjendja e rëndë nëpër spitale, ndërsa shtojnë se oligarkët përfitojnë para publike dhe nuk ndëshkohen.

“Spitalet pa mjekë e pa asnjë mjekim, oligarkët tuaj pasurohen pa asnjë ndëshkim”, thuhet në një pankartë.

“Oligarku bën aheng me paratë e shëndetësisë, Rama bën statuset e fundit të marrëzisë. Ahengu vazhdon, drejtësia kur fillon”, thuhet në një tjetër.

About Redaksia

Check Also

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) vihet sërish në qendër të polemikave për emërimet në nivelet drejtuese. …