Bardhi dënon dhunën e Policisë ndaj protestuesve: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar një ditë më parë nga policia gjatë protestës ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Reagimi

95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici!

Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben.  Një protestë nuk tërhiqet zvarrë. Një e drejtë nuk arrestohet. Një popull nuk heshtet me dhunë.

Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet.  Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimim e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht.

About Redaksia

Check Also

Nisma greke, shembull që duhet ta zbatojmë edhe ne!

Nga Bujar Leskaj Nisma greke për uljen nga data 31 gusht 2026, të çmimeve të …