Eksperti: Në sistemin TIMS, Ergys Agasi figuronte jashtë Shqipërisë!

Eksperti Ervin Karamuço solli në Erla Now detaje nga arrestimi i Ergys Agasit.

Ai tha se “Ergys Agasi figuron ende në TIMS që është jashtë Shqipërisë, pavarësisht se kishte të dhëna që ishte brenda Shqipërisë.

Siç e përmendi edhe vetë avokati, TIMS-i i fundit… unë po të them çfarë rezulton virtualisht, jo fizikisht: ka qenë në një udhëtim në Zvicër. Aty ka humbur të gjitha gjurmët dhe më pastaj nuk dihej: nga Zvicra ka ardhur sërish në Shqipëri, si ka ardhur, ka vajtur në një vend tjetër e kështu me radhë.

Dhe prej 8 muajsh është shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar dhe janë bërë të gjitha llojet e veprimeve për ta lokalizuar”, tha Karamuço.

Ai shtoi se informacioni për vendodhjen e tij ka ardhur nga BKH-ja për akset rrugore dhe vendet nga lëvizte ky person, dhe pastaj ia kanë lënë këtë forcave operacionale të Policisë së Shtetit për ta ndjekur.

 

About Redaksia

Check Also

Deklarata e Berishës/ “Beteja tjetër që do të fitoj pas Shteteve të Bashkuara”

Çim Peka: Kur u sanksionuat në fakt, të gjithë menduan se ju e përfunduat. Të gjithë …