Pas tensioneve që shoqëruan mbrëmjen e djeshme protestën e 94-t te Kryeministria, policia ka arrestuar 14 persona.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, disa prej tubuesve kanë dalë në protestë te komisariati nr. 3, ku po mbahen një pjesë prej tyre.
Ata bëjnë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar, duke brohoritur; “Lironi çunat dhe gocat”, “Lironi shqipet”!
Mbrëmjen e djeshme, pas përplasjeve edhe me efektivët, të cilët krijuan kordon në godinën e Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt komisariatit nr. 3, me të njetat thirrje, për të liruar të arrestuarit.
Të arrestuarit janë, Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.
Ndërkohë policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori dhe ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.
Gazeta RD