Zhupa: Të anulohet menjëherë projekti TID Durrës, ka ndryshuar baza juridike!

Deputetja e PD, njëkohësht Kryetare e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa ka kërkuar ndalimin dhe anulimin e projektit TID Durrës, duke e lidhur kërkesën me ndryshimin e fundit të situatës juridike dhe urbanistike në zonën ku shtrihet projekti.

Zhupa thekson se më 30 korrik 2026 qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”, ndërsa rreth 20 nga 74 pronat e prekura nga TID ndodhen në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit.

Sipas Zhupës, shfuqizimi i aktit nuk nënkupton automatikisht anulimin e TID-it, por krijon detyrimin për të rishikuar bazën juridike dhe urbanistike të projektit dhe për të pezulluar çdo veprim mbi pronat e banorëve deri në sqarimin e plotë të situatës.

Reagimi

Banorët e Durrësit kanë të drejtë që kërkojnë pezullimin e projektit dhe institucionet nuk mund të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Më 30 korrik 2026, qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”. Sot, qytetarët që kundërshtojnë TID Durrës kërkojnë që të pezullohen të gjitha veprimet që prekin pronat dhe banesat e tyre, deri në sqarimin e plotë të situatës së re juridike dhe urbanistike.

Me të drejtë, si mund të vazhdojë një projekt që prek 74 prona, kur rreth 20 prej tyre ndodhen pikërisht në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit që tashmë kanë ndryshuar status?

Shfuqizimi i një akti mund të mos e anulojë automatikisht TID-in, por padyshim që nuk mund të jetë pa pasoja mbi një projekt që ndërhyn mbi pronat dhe jetën e banorëve.

Që në fillim e kemi kundërshtuar TID sepse zhvillimi nuk mund të bëhet duke shkelur të drejtat e pronarëve, duke shkatërruar trashëgiminë e Durrësit, pa transparencë dhe pa konsultim real me qytetarët.

Tani institucionet kanë një detyrim, të ndalojnë çdo veprim mbi pronat e banorëve, të rishikojnë të gjitha aktet dhe të hapin një proces të ri, transparent dhe të ligjshëm konsultimi.

TID Durrës nuk mund të jetë projekt i imponuar mbi kokat e qytetarëve. Tani që ka ndryshuar baza juridike dhe urbanistike duhet të rishikohet gjithçka. Ky projekt duhet të anulohet sa më shpejt.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "မ SE AADF SEAADFLL LL Meo po beheni pjese e korrupsionit, STOP PROJEKTIT TID DURRES! AADF = KORRUPSION STOP TID DURRES! AADF PREKNI 1 TRASHEGIMINẼ! IASHEMAINE MOS STOP TID DURRES"

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "PIZZA LAGUSTOSA LA LA GUSTOSA"

About Redaksia

Check Also

Gazetari 26-vjeçar humb jetën në aksidentin në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua ditën e sotme në aksin Fushë Krujë–Rinas, …