Gjyqi/ Këlliçi: Bolino vjen në këtë seancë si grabitës i pronave publike

Një seancë e tensionuar gjyqësore është zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, duke u mbyllur pa asnjë marrëveshje mes palëve të përfshira. Përfaqësuesit e opozitës kanë lëshuar akuza të ashpra drejt biznesmenit Karlo Bolino, duke e denoncuar atë për përvetësim të dyshimtë të pronës publike dhe pastrim parash.

Në qendër të këtij konflikti qëndron një truall prej 4120 metrash katrorë në kryeqytet, i cili, sipas akuzave të ngritura, ishte destinuar për ndërtimin e një shkolle në një njësi administrative me rreth 70 mijë banorë. Pretendohet se ky truall i është kaluar biznesmenit për vetëm 1 euro, me qëllim ngritjen e një televizioni privat. Gjatë deklaratave për mediat pas seancës, u theksua se ky është një proces i rregullt ligjor dhe jo një sulm politik, pasi ndaj biznesmenit ka dy kallëzime të depozituara në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Nënkryetari i Partisë Demokratike bëri me dije se dispononte përgjigje zyrtare me shkrim nga SPAK-u, ku konfirmohet se kallëzimet janë bashkuar në një dosje të vetme dhe veprat penale janë të regjistruara, ndonëse fillimisht janë trajtuar si vepra “pa autor”. Ata ngritën pikëpyetje të forta publike mbi procedurat e ndjekura, duke aluduar për VKM të falsifikuara, fonde publike të shpërdoruara, lidhje të dyshimta me tenderat e AKSHI-t dhe abuzim me pushtetin në favor të interesave private.

Nga ana tjetër, u sqarua teknikisht se në Gjykatën e Tiranës është dorëzuar vërtetimi i regjistrimit të këtyre kallëzimeve, pavarësisht mungesës së dokumentacionit të plotë nga ana e SPAK-ut. E gjithë lëvizja gjyqësore aktuale u cilësua nga pala akuzuese si një “shoë” i biznesmenit për të shpërqendruar vëmendjen nga hetimi real penal për tjetërsimin e pasurisë publike.

Pavarësisht kërkesës për pajtim të bërë nga pala paditëse që në seancën e parë, kjo ftesë është refuzuar në mënyrë kategorike nga përfaqësuesit e opozitës, të cilët kanë deklaruar se nuk do të ketë asnjë kompromis dhe se do të vijojnë të përballen rregullisht në çdo seancë gjyqësore.

Belind Këlliçi: Leçjani Bolino, i cili unë nuk e kuptoj, është leçjan dhe prandaj do ja theksoja, u paraqit si leçjan dhe nuk e kuptoj pse e konsideron si ofezë kur i thuhet leçjan. Se ne për shembull, nëse na thua tironc ne jemi krenarë, kemi krenari për origjinën. Kështu që sot u paraqit si leçjan në gjykatë, i konvertuar në ‘niptironas’ për shkak të grabitjes, po e them edhe njëherë, të truallit publik, 4120 metra katrorë në mes të Tiranës. Pretendon që ky është një proces politik. Ky vetëm politik nuk është. Ky është një proces i rregullt gjyqësor, në të cilin Karlo Bolino vjen si i pandehur, si një person që i është komunikuar një akuzë për një vepër të caktuar penale, bazuar në dy padi dhe dy kallëzime të depozituara nga Partia Demokratike në SPAK. Kështu që zoti Bolino e di shumë mirë që në regjistrin e veprave penale, për ato çështje, për atë dosje që Partia Demokratike ka depozituar kallëzimin, veprat janë të regjistruara. Kështu që zoti Bolino bën mirë të dalë dhe t’u sqarojë qytetarëve shqiptarë se si ka mundësi që një njësi me 70 mijë banorë në mes të Tiranës, sot ende nuk ka një shkollë, për shkak se një truall i destinuar për shkollë në njësinë numër 7, u mor me 1 euro nga zoti Bolino dhe u kthye në një televizion privat. Zoti Bolino duhet të dalë dhe të deklarojë këtu përse janë të falsifikuara disa VKM dhe disa vendime të tjera të qeverisë në të gjithë procedurën e grabitjes së këtij trualli publik nga zoti Bolino. Zoti Bolino duhet të sqarojë lidhjen e tij me Igli Gjelishtin dhe me tenderat e AKSHI-t dhe zoti Bolino duhet të sqarojë këtu se si ka mundësi, një gazetar i cili nuk ja doli të kishte karrierën e tij dhe këtu nuk e paragjykoj fare në Itali, në periferitë e Barit aty ku e ushtronte profesionin e tij, si ka mundësi që vjen në Shqipëri dhe bëhet super star. Gjatë një mazhorance socialiste dhe me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe fondet publike. Këto janë pyetjet me interes publik, këto janë pyetjet që qytetarët kanë nevojë të marrin përgjigje dhe zoti Bolino t’i sqarojë. Pastaj, a kam shpifur unë, a kam thënë unë të vërtetën, së bashku me zotin Malltezi dhe Partia Demokratike, bazuar edhe në të gjitha thëniet tona, por bazuar në një punë voluminoze hulumtimi prej kohësh, ka depozituar dy kallëzime që janë të sakta, janë të vendosura nga Prokuroria e Posaçme që ka vepra penale dhe janë të regjistruara në regjistrin e veprave penale, pastaj është çështje tjetër që ta trajtojë gjyqësori. Unë këtu jam edhe për të dhënë një mesazh të qartë që, prej dy vite e gjysmë këtu vazhdon një sagë, keni dëgjuar Bolinon fillimisht thoshte që ne fshiheshim, kishim ndërruar adresat, kishim frikë të vinim të përballeshim në gjykatë, ja ku jemi. Çdo seancë këtu na ka, përballë na ka së bashku me zotin Malltezi.

Gazetar: Zoti Këlliçi, në Gjykatën e Tiranës SPAK-u nuk solli asnjë përgjigje në lidhje me kallëzimet që ka bërë Partia Demokratike. Ku e dini që janë regjistruar dyshimet e komunikuara nga zoti Bolino?

Belind Këlliçi:  Pa merak fare, sepse i jemi drejtuar gjatë procesit që ka ndodhur në Gjykatën Penale, ne i jemi drejtuar Prokurorisë së Posaçme zyrtarisht me shkresë dhe kemi marrë përgjigje zyrtarisht, kur themi ‘ne’ subjekti politik Partia Demokratike që ka depozituar dy kallëzimet, dhe kemi marrë përgjigje me shkrim që në regjistrin e veprave penale rezultojnë të regjistruara veprat penale për të cilat është diskutuar dhe është folur dhe është shkruar në kallëzim. Por, deri në momentin që ne kemi marrë përgjigje, para një viti në mos gabohem e pak, kanë qenë vepra pa autor. Pra, është një vepër korruptive, është një truall i grabitur, por pa autor, se nuk i përmendim dot emrin akoma Karlo Bolinos. Këtë çështje ne do ta sqarojmë dhe këtu, dhe të dali dhe ta kuptojmë…

Gazetar: A është kjo çështje që ky dokument…

Belind Këlliçi: Ka një kakofoni. E sqaroj më vonë, por meqë e kam merak po ju them çdo gjë që del nga goja jonë, çdo deklaratë që është e thënë nga ne ta garantoj që është e bazuar në vepra, në fakte dhe në histori shumë të vërteta. Për detajet teknike ju flet zonja Kalaja, pa merak.

Adriana Kalaja: Në Gjykatën e Tiranës ne kemi depozituar vërtetimin ku thuhet nga ana e SPAK-ut që janë regjistruar të dy kallëzimet penale të bëra nga Partia Demokratike, kallëzime të cilat janë bashkuar në një dosje të vetme dhe ajo çfarë ju ngatërroni sot, me qëllim përpara publikut, është fakti se SPAK-u nuk ka sjellë dokumentacionin, por jo vërtetimin e këtyre regjistrimeve që sapo deklaroi zoti Këlliçi. Në një proces penal të këtij karakteri, nuk është detyrimi jonë të sjellim provat, por është detyrimi i kërkuesit që ka bërë kërkesën për vepra penale. Për ta mbyllur, e gjitha kjo është një shoë nga ana e Karlo Bolinos për të mbyllur dhe për të sfumuar çështjen penale ku ai kallëzohet për përvetësimin e parave dhe të pasurisë publike.

Gazetar: A do të ketë pajtim mes jush, apo nuk do të ketë?

Belind Këlliçi: Zoti Malltezi nuk ka qenë, për shkak se ka qenë në arrest shtëpie në një proces tërësisht politik, kam qenë unë prezent në të gjitha seancat dhe në seancën e parë zoti Bolino ka kërkuar pajtim. Është refuzuar në mënyrë kategorike nga unë dhe zonja Kalaja. Faleminderit.

About Redaksia

Check Also

Dorëheqja e Evis Salës/ Këlliçi: I hapi rrugën dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi e konsideron dorëheqjen e ministers së Shëndetësisë, Evis Salla si …