Malltezi: Rama 4 VKM për Bolinon, paratë e taksapaguesve kanë shkuar në xhepin e Carlos

Pas një seance gjyqësore me Carlo Bolinon ku u refuzua kategorikisht çdo mundësi pajtimi, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza të rënda mbi mënyrën se si menaxhohen asetet publike, duke përfshirë ambientet e njohura si Bunk’art 1 dhe Bunk’art 2.

Sipas denoncimeve të bëra publike, këto hapësira po përdoren për përfitime personale në dëm të buxhetit të shtetit, duke devijuar fondet që duhej t’u shërbenin shtresave në nevojë, përfshirë pensionistët. Akuzat bëhen edhe më të rënda kur flitet për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke që historikisht i përkiste familjeve tiranase Begeja dhe Llagami.

Plani urbanistik i Tiranës i vitit 2013 parashikonte ndërtimin e një shkolle të mesme në këtë truall, një projekt që nuk u realizua kurrë. Në vend të kësaj, pretendohet se toka i ka kaluar zotit Bolino përmes katër Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) të personalizuara, të firmosura direkt nga kryeministri Edi Rama. Kjo situatë evidenton një standard të dyfishtë, ku pronarët e ligjshëm detyrohen të zvarriten mbi një dekadë për të rifituar pronën e tyre, ndërsa individë pranë qeverisë e sigurojnë atë brenda gjashtë muajsh.

Jamarbër Malltezi: Atëherë, siç mund ta dini, zoti Bolino pretendon që është fyer dhe shpifur në adresë të tij. Tani, të gjithë shqiptarët e dinë. Bunk’art-in kush e ka? E ka publiku apo e ka Bolino? Paratë në fund të ditës ku shkojnë? A shkojnë te xhepat e pensionistëve shqiptarë apo shkojnë te xhepat e Carlo Bolinos? Me dhjetëra mijëra euro, qoftë Bunk’art njëshi, qoftë Bunk’art dyshi, pra janë prona publike të cilat i ka marrë Carlo Bolino.

Në fund fare, zoti Bolino ka marrë dhe tokën, në të cilin pjesërisht ishte e Begejave, pjesërisht e Llagamit dhe pjesërisht edhe e një familjeje tjetër. A është fakt apo është shpifje që aty ishte planifikuar sipas planit urban të Tiranës 2013-ës, ishte planifikuar shkollë e mesme për të gjithë atë njësi? A është fakt apo shpifje që aty ka qenë tokë me pronarë? A është fakt apo shpifje që Carlo Bolino e ka marrë këtë tokë me katër VKM të personalizuara nga Edi Rama? Dhe këto shërbëtorët e Edi Ramës që janë në këtë ndërtesë këtu, para shumë vitesh pretendonin: “Berisha ka bërë VKM personale”. S’kanë nxjerrë dot asnjë dhe nuk thonë dot asnjë. Ndërkohë këtu kemi katër, jo një, të nominuara për Carlo Bolinon nga Edi Rama.

Këto mbyllin sytë. Atëherë çfarë po përballemi ne? Ne po përballemi të shohim sa paratë tona, sa paratë e publikut, sa paratë e taksapaguesve kanë shkuar në xhepin e Carlo Bolinos dhe nuk kanë shkuar te xhepi i pensionistëve. Kaq e thjeshtë është. A është e vërtetë që kanë shkuar te xhepi i Carlo Bolinos apo kanë shkuar te xhepi i pensionistëve? Ku kanë shkuar? A është e vërtetë që ishte planifikuar shkollë dhe nuk ka shkollë? A është e vërtetë që toka e pronarëve, pronarët duhet të sorrollaten 13 vite për përkthim prone, duhet të sorrollaten 4 vite me pagu pare të tjera për privatizim, ndërkohë po të ishe miku i Edi Ramës, ti i merr me 4 VKM nominative brenda gjashtë muajsh. Këto janë shumë të rënda. Ne kemi thënë të vërtetën besojmë, do e përballemi. Ka dhe një gjë tjetër që kërkuam, ne kërkuam gjithashtu që mundësisht prokurori në këtë çështje të ishte prokurori i cili po merret me këto dosjet që janë çuar nga Partia Demokratike. Pse e kërkojmë këtë? Sepse në gjyqin që nisi te Gjykata e Tiranës, Penalja e Tiranës, gjyqtarja i kërkoi SPAK-ut zyrtarisht këto dosje, dhe afremendësh që ishte këtu, që thonë se gjykatat bëjnë siç kërkojmë neve, nuk i jepte përgjigje Gjykatës së Tiranës. Imagjinoni dot një prokuror që shpërfill gjykatën. Në çdo vend të botës do ishte arrestuar dhe përballur me drejtësinë. Këtu jemi. Ka dhe një gjë tjetër, me Carlo Bolinon kam pesë vjet që e pres në gjyq civil në Gjykatën e Tiranës. Pesë vjet që më fshihet dhe vjen në Gjykatën Penale gjoja për shpifje. Po pse s’vjen ti për shpifjen që ke thënë prej pesë vitesh? Pra, kemi të bëjmë me standarde të dyfishta, kemi parasysh që ky është një gazetar.

Gazetarja: Pse s’i gjeni dot në Gjykatën Civile të Tiranës?

Jamarbër Malltezi: Jo, i shtyn. I shtyn, nuk është se s’më gjen, i shtyn, zoti Bolino shtyn seancat. Këtu çështja është duhet të ecin sa më shpejt dhe duhet t’i tregojë vendin këtyre që përvetësojnë pasurinë publike.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, rekord i varfërisë: 34.5% e shportës shkon vetëm për ushqime! Dyfishi i mesatares së BE

Ushqimet vazhdojnë të zënë një pjesë shumë më të madhe të strukturës së konsumit në …