Qeveria i shpall “luftë” gjyqësorit, u blllokon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

Franci NURI
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Partia Demokratike 

Sulmet e Edi Ramës me gjyqtarët dhe prokurorët për çështjen e pagave nuk nisi sot. Ajo nisi kur Kryeministri sulmoi publikisht kërkesat e magjistratëve për pagat dhe ushtroi presion të hapur politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kjo kishte në shqyrtim pikërisht këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi tërësisht kërkesën, por e pranoi pjesërisht, konstatoi problemin kushtetues dhe i la mazhorancës afat deri më 31 korrik 2026 për të bërë rregullimin ligjor të nevojshëm.

Qeveria e Edi Ramës nuk e zbatoi. Afati kaloi.

Dhe sot shkon edhe më tej: përmes Ministrisë së Financave dhe Thesarit, bllokon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang Republike.

E paprecedentë. E padëgjuar. E patolerueshme.

Ky nuk është më debat për formulën e pagës. Ky është presion i drejtpërdrejtë financiar mbi pushtetin gjyqësor dhe një ndërhyrje flagrante në pavarësinë e tij.
Rama nuk mund ta trajtojë drejtësinë si një drejtori në varësi të Kryeministrisë.

Në një Republikë normale dhe funksionale, Kryeministri si gjithë të tjerët i bindet Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave. Nuk i ndëshkon gjykatat sepse nuk i binden atij.

About Redaksia

Check Also

“Rama nuk ka parë gjë akoma”/ Thirrje nga protesta: Më 7 shtator ejani të rrethojmë Kryeministrinë!

Një protestues bëri thirrje që më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë protestë, të bllokojnë …