Një protestues bëri thirrje që më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë protestë, të bllokojnë dhe të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë.
Duke komentuar bllokadën e djeshme, i riu theksoi se kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi si koka e krimit dhe korrupsionit, nuk ka parë gjë akoma.
“Dje u detyrua të ikë si mi. Ne do të qëndrojmë derisa ai dhe qeveria e tij të largohet. Dua t’i them Edi Ramës se ajo që ke parë për 95 ditë, ajo që ke parë dje, nuk është asgjë sepse nuk ke parë asgjë akoma.
7 shtator në 100 ditëshin e kësaj rezistence paqësore, i bëj thirrje çdo shqiptari që jo vetëm të bllokojnë hyrjen e kryeministrisë, por ta rrethojnë të gjithën.
Nëse dje i bllokuam hyrjen kur ai u largua si mi duke rrethuar të gjithë kryeministrinë, ai mund të largohet me një helikopter për të mos u kthyer më. Ne e kemi me Edi Ramën si koka e krimit dhe korrupsionit jo me institucionin”, tha ai.
Gazeta RD