Lideri i opozitës Sali Berisha udhëton këtë fundjavë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme politike, si dhe foltore me diasporën në disa shtete të ndryshme të SHBA.
I ftuar në studion e lajmeve të Syri Tv, Enri Çeno, Sekretari Ndërkombëtar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, dhe një nga pjesëtarët e delegacionit që do shoqërojnë kreun e PD-së në vizitën e tij në Amerikë zbulon rëndësinë e kësaj vizite.
Për ne, pjesa më e rëndësishme e këtij udhëtimi, të paktën mënyra se si unë e perceptoj dhe analizoj në këtë moment, është ndërlidhja që bëhet me diasporën dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar. Sepse ne kemi parë që gjatë këtyre 13 viteve të qeverisjes së Rilindjes, pra të Edi Ramës, Shqipëria është zbrazur. Nga njëra anë kemi qeverinë që nëpërmjet propagandës thotë se po eksportojmë produkt, por eksporti kryesor që Shqipëria ka patur këto 12 vite janë njerëzit.
Pra Shqipëria po zbrazet nga burimet e saj njerëzore dhe një nga pikat kyçe të programit tonë të ardhshëm për zgjedhjet që do vijojnë, është diaspora dhe një pjesë mjaft e rëndësishme jo vetëm e strukturës, pra e përfshirjes së njerëzve të diasporës, përfaqësuesve të diasporës tonë qoftë në SHBA po edhe në Europë, që të bëhen pjesë integrale e Partisë Demokratike në mënyrë që të ofrohet një alternativë sa më e mirë e mundshme jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe në aspektin e ideve dhe mendimeve dhe mënyrës se si perceptohet politika dhe çfarë ky komunitet mund të bëjë për Shqipërinë”
Takimin e parë, Berisha do ta zhvillojë të djelën në orën 11:00 me shqiptarët në Neë Yersey, ndërsa të martën e 8 shtatorit, do të ketë një tjetër takim të hapur qëndren e komunitetit shqiptarë në Dallas, që Teksas.
Çeno thotë se në takimin që do të mbahet në New Jersey priten të jenë mbi 1500 shqiptaro amerikanë
“Të premten fluturojmë për në Nju York. Të dielën kemi takimin e madh, foltoren ku priten mbi 1500 shqiptaro amerikanë dhe më pas do të fluturojmë për në Dallas ku kemi takime të tjera me komunitetin shqiptarë e politikanë të rëndësishëm amerikanë”
“Falenderoi ambasadën amerikane për gadishmërinë për të dhënë vizën kreut të PD-së Sali Berisha. “Unë kam qenë pika e kontaktit ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe Partisë Demokratike edhe për të ndjekur procesin e marrjes së vizës nga doktor Berisha. Dua të jap dhe një falënderim publik edhe përfaqësuesve të ambasadës për gjithë facilitetin dhe për gjithë ndihmën që na kanë dhënë që kjo gjë të realizohet në një kohë rekord dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Ceno.
Me datat 9 dhe 10 shtator, Berisha do të marrë pjesë në Konferencën e Partisë Republikane amerikane. Delegacioni që do të shoqërojë liderin e opozitës në SHBA, përbehet nga nënkryetari i PD, Belind Këllici, deputetja Albana Vokshi, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Henri Çeno
Gazeta RD