Nga Luçiano BOÇI
Rama premton se “brenda disa javësh” do t’u tregojë shqiptarëve transparencën për Sazanin dhe Zvërnecin. Transparenca që premtohet për nesër është pranimi se ajo ka munguar dhe mungon sot.
Shqiptarëve nuk i duhet një tjetër shfaqje dixhitale, e kuruar nga vetë pushteti. I duhet të publikim i menjëhershëm i vendimeve, lejeve, kontratave, procesverbaletve e negociatave.
I duhen pronarët përfitues, studimet mjedisore, privilegjet fiskale dhe çdo detyrim financiar që mund t’i ngarkohet shtetit shqiptar.
Të gjitha. Të plota. Pa përzgjedhje dhe pa censurë!
Qeveria nuk mund të jetë njëkohësisht negociatorja e marrëveshjeve, administruesja e pasurisë publike, përzgjedhësja e dokumenteve dhe gjykatësja e vetvetes.
Me emrin “Flamingo Mirror”, Rama kërkon të përvetësojë edhe simbolin e protestës qytetare dhe ta shndërrojë në dekor të propagandës së tij.
Publikimi me pikatore, pasi proceset kanë avancuar dhe vendimet janë marrë, nuk quhet transparencë. Quhet justifikim i vonuar dhe administrim i dëmit politik.
Sazani dhe Zvërneci nuk janë studio private e Kryeministrit dhe as plaçkë për negociata të fshehta.
Janë pasuri kombëtare.
Flamingot nuk duan pasqyrat e deformuara të Ramës.
Pasqyra e vërtetë është llogaridhënia dhe ajo që kërooj ë sot protestuesit: vendosja pas hekurave e Ramës si grabitës sistematik i pasurive kombëtare.

Gazeta RD