Përplasje në Orikum/ Grupi i armatosur i biznesmenit i vendos gjobë 5 milionë euro pranarit të hotelit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Orikum, ku një grup prej rreth 40 personash, shumica prej tyre dyshohet se kanë qenë të armatosur, është paraqitur pranë hotelit në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj, pronar i “Regina”.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti mes palëve dhe situata është përshkallëzuar me kërcënime dhe dhunë fizike ndaj Bedinajt. Më pas dyshohet se janë përdorur edhe armë.

Në lidhje me ngjarjen janë përmendur emrat e Luan Muçës dhe Bujar Muçës, ky i fundit i lidhur me kompaninë “Delta”. Megjithatë, këto të dhëna mbeten ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Sipas deklarimeve të raportuara, Bedinajt i është kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh, shoqëruar me kërcënimin se, nëse nuk paguante, duhej të largohej nga Shqipëria.

Pas përplasjes, personat e dyshuar janë larguar nga hoteli dhe Policia ka nisur ndjekjen. Gjatë largimit, një automjet me disa prej tyre është aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Njëri prej tyre raportohet se ka pësuar dëmtime të rënda në shpinë dhe në shtyllën kurrizore. Ndërkohë, disa prej personave të dyshuar janë arrestuar, ndërsa forca të shumta policie kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Vlorës.

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim të detajuar zyrtar për ngjarjen. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e konfliktit, personat e përfshirë dhe përgjegjësitë konkrete të secilit prej tyre.

About Krye Redaktor

Check Also

OTP Bank, pronare e automjetit nga ku u qëllua drejt hotel “Regina” në Vlorë

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Orikum, ku …