Himçi: ‘Flamuri’ i Ramës në qiell, Air Albania paditet në gjykatë nga Eurocontrol për detyrime të papaguara

Deklarata e deputetit të PD, Blendi Himçi

E prezantuar nga Edi Rama si ‘flamuri shqiptar në qiell’, Air Albania po dëshmon çdo ditë e më shumë se ka degraduar njësoj si qeverisja e tij 13-vjeçare.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë dhe kërkon transparencë për situatën financiare dhe ligjore të kompanisë ajrore, të promovuar me bujë propagandistike nga Kryeministri si një histori suksesi dhe si ‘krenaria e qiellit shqiptar’.

Realiteti dëshmon edhe njëherë sin ë shumë raste të kësaj qeverie se punët publike shhen si rast për të bërë propagandë dhe për të bërë ndonjë million.

Sipas njoftimit të publikuar nga Gjykata e Tiranës, Organizata Europiane për Sigurinë e Navigimit Ajror, EUROCONTROL, ka nisur një proces gjyqësor kundër Air Albania për mbledhjen e detyrimeve të papaguara.

Padia, me objekt ‘përmbushje detyrimi’, është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa seanca e parë është caktuar për më 20 tetor.

Ky proces ngre pikëpyetje serioze mbi gjendjen financiare të Air Albania, detyrimet e saj ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe mënyrën se si kompania është administruar që nga themelimi.

Air Albania u krijua në vitin 2018, me pjesëmarrjen e Turkish Airlines, kompanisë MDN Investment dhe shtetit shqiptar. Ajo u promovua personalisht nga Edi Rama si një projekt strategjik dhe simbol i suksesit të Shqipërisë.

Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë mbi:

• gjendjen financiare dhe detyrimet e papaguara të Air Albania;

• vlerën dhe periudhën së cilës i përkasin detyrimet e kërkuara nga EUROCONTROL;

• përgjegjësitë e administratorëve dhe përfaqësuesve të shtetit shqiptar;

• marrëdhëniet financiare ndërmjet kompanisë dhe institucioneve shtetërore;

• kostot dhe mënyrën e përdorimit të Air Albania për udhëtimet e Kryeministrit Edi Rama.

Një kompani ku shteti shqiptar është aksioner nuk mund të trajtohet si pronë private e Kryeministrit dhe as të përdoret si dekor propagandistik për udhëtimet e tij të luksit.

Shqiptarët meritojnë të dinë se si u katandis ‘krenaria e qiellit shqiptar’ në një kompani të paditur për detyrime të papaguara.

Propaganda fluturoi; faturat, turpi dhe vjedhja mbetën në tokë.

Nëse për turpin nuk do të ketë dënim, për faturat dhe vjedhjet duhet.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës!

Nga Gazment BARDHI Ajo që ndodhi në Serbinë e Vuçiçit gjatë protestave masive të studentëve …