Ka nisur marshimi i protestuesve në Tiranë, në ditën e 96-të të protestës kundër qeverisë.
Protesta e 96-të vjen pas arrestimeve të policisë dhe përplasjeve me policinë para godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit qëndruan për rreth dy orë te Kryeministria, duke bllokuar hyrjet dhe daljet e godinës, ndërsa policia shtoi forcat në terren.
Qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave në protestë. Në një pankartë, qytetarët theksojnë se dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë flet më shumë se 1 mijë premtime të bëra. Ata theksojnë se ministri duhet të jetë për pacientët, jo për bizneset.
“Boll me receta nga oligarkia, një dorëheqje që flet më shumë se një mijë premtime”, “Ministër për pacientët, jo për bizneset” shkruhet në pankarta.
Gazeta RD




