Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Demokratëve Evropianë (PDE/EDP), të cilët kërkuan shpjegime për mbylljen ose kufizimin e rreth 200 profileve në Instagram të lidhura me aktivistë dhe protestues në Shqipëri.
Në përgjigjen e tij, Rama ka mohuar çdo përfshirje të qeverisë në çaktivizimin e llogarive.
“Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një aludim kaq të paturpshëm vizual? Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe turpit të kundërshtarëve të mi për aq kohë sa kam qenë në politikë.
Por kur kjo formë e ulët propagande vjen nga njerëz që parakalojnë si demokratë evropianë, është vërtet për të ardhur keq. Po sikur e gjithë kjo dredhi të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që nxitën të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo”, shumë prej të cilëve nxitën edhe kaosin në Ceuta? Pse?
Gazeta RD