Rrethim i Kryeminisrisë/ Me 7 shtator protestë kombëtare, me 12 shtator vijnë emigrantët

Rrethim i Kryeminisrisë me 7 shtator në protestën kombëtare, ndërsa me 12 shtator do të vijnë emigrantët

Një protestues nga podiumi i vendosur para kryeministrisë tha se Rama nuk mertion më të qeverisë vendin dhe se platforma ‘Besa’ nukj ka lidhje me mirëqënien e shqiptarëve por është një manual mbijetese për pushtetin e vet.

Fjala e protestuesit

Sot pamë sesi kryeministri u mundua në mbledhje me anëtarët e qeverisë, të shfaqte zemërimin e tyre, të shfaqte zemërimin e këtyre njerëzve që janë në shesh, si një problem të qeverisjes.

Zoti Kryeministër, protesta nuk është vetëm një problem me llogaridhënien, por është kulmi i durimit të qytetarëve që po kërkojnë të drejtat e tyre. Qytetarët e kuptojnë shumë mirë që nga sikleti i kësaj proteste, dalin të mashtrojnë, të kapin rrugë e ngushta, dhe të nxjerrin fasadat e fundit që mendojnë se mund t’i shpëtojnë.

Programi Besa. E pikërisht për këtë program, ne duhet t’i japim Edi Ramës një përgjigje.

Edi Rama paraqet dhe përpiqet të shesë një fillim të ri, pa dhënë llogari për të vjetrin.

Na sjellin një program që flet 45 faqe për Besën. 45 faqe program, dhe asnjë faqe për hallet e shqiptarëve. Asnjë fjalë për çmimet, për pagat, për pensionet, për emigracionin, për varfërinë.

Këta flasin për Besë, ndërsa shqiptari kërkon mirëqenie, punë dhe dinjitet. Ky nuk është program, ky është një roman politik me 45 faqe, ku fjalët janë të mëdha dhe idetë janë shumë të vogla. E ka shkruar bukur, me fjalë të mëdha, por shqiptarët nuk hanë përralla dhe spektakël. Me fjalë bëhet vetëm fushatë dhe jo ekonomi.

Ky nuk është program për shqiptarët, ky është një manual mbijetese për pushtetin e Edi Ramës. Gjithashtu, ky program nuk është vetëm një gënjeshtër e kryeministrit, por dhe një mënyrë për t’i bërë të gjithë servilat që e rrethojnë, bashkëfajtorë në këtë gënjeshtër. Sepse tani nuk mjafton që të gënjejë vetëm Edi Rama, por duhet të gënjejnë dhe ata. Por ta keni të sigurt, që nuk e shpëtoni.

Edi Rama nuk e shpëton, as nga ata që sot janë në burg, as nga ata që janë nën hetim, as nga ata që i kanë mbetur ende pranë dhe kanë bërë kokën në pjatë për të. Nuk do të mund ta pagënjeshtrojnë dot realitetin që ne kemi sot, sepse ne e shohim shumë mirë se ku është Shqipëria sot.

Dhe nga ekrani Shqipëria duket shumë ndryshe. Provoni të dilni këtu në shesh! Mes njerëzve të thjeshtë dhe shikojini në sy. Dilni këtu në shesh dhe shikojeni Shqipërinë nga rruga, dhe shikojeni që është shumë herë, shumë herë më keq se ç’mendoni. Ndërsa ndërkohë që ju shkruanit Besën, shqiptarët mbanin mbi supe peshën e një vendi të rrënuar. Vazhdoni të pakuani, një shpresë që u dogj nga korrupsioni.

Vazhdoni të iknin, duke parë me sytë e vetë ëndrrat që ky vend ia dogji. Dhe ndërsa ju ndërtoni në letër Shqipërinë e bukur të programit, Shqipëria reale përballet me pasojat e asaj që ju keni prodhuar. Por ta dini mirë, që letra duron gjithçka, por Shqipëria reale jo. Kjo është diferenca. Ju na tregoni Shqipërinë që keni shkruar, ndërsa ne ju tregojmë Shqipërinë që keni bërë. Ju na ofroni Besën, ne ju tregojmë realitetin. Dhe për këtë besë që ju kërkoni, dua t’ju kujtoj një fjalë shumë të urtë. Burri lidhet prej llafit, ndërsa gomari lidhet prej litarit. Turma: Bravo! Folësi 1: Dhe pikërisht kjo është ajo që kjo qeveri duhet të kuptojë. Se fjala nuk është kartëmonedhë, e aq më pak Besa nuk është një skenë teatri, për një pushtet që jeton me gënjeshtra.

Kur jep fjalën duhet ta mbash, kur thua Besa duhet të kesh të besë, sepse kur shqiptarit i keni vendosur mbi shpinë një realitet shumë të ashpër,

Besën për çfarë e kërkoni? Për t’ju besuar apo për t’ju falur? Çfarë bese kërkoni ju? Jeni bërë aq qesharak, me çdo fjalë që dilni nga goja, saqë dhe para pasqyrës duket sikur qeshni me veten. Dhe fjalët tuaja nuk bindin më askënd, vetëm sa zbulojnë çdo ditë boshllëkun që u ngjan, postet që u ngjan që ata kanë mbaruar. Por këta përveç se duan të na gënjejnë për këtë program, duan dhe të na tregojnë se si do e hanë shqiptarët gënjeshtrën që këta duan të shesin. Sepse gënjeshtra mjafton vetëm të thuhet, do t’i vjedhë dhe paketimi, do t’i vjedhë tronditja, e me radhë, do t’i vjedhë dhe një gënjeshtër tjetër për ta shoqëruar të parën.

Dhe kryeministri na tha që programi Besa e shoqëron dhe prania besnike.

Ku do të gjeni vend për këtë prani besnike?

Ku do të gjeni vend për praninë e Besës?

Në fjalime?

Në rrjete sociale?

Ku do të gjeni shtëpi për këtë gënjeshtër?

Jeni të sigurt se nuk do të gjeni vend për këtë gënjeshtër, sepse shqiptarëve s’ju mban më uji pilafi.

Prandaj mbajeni ju Besën, mbajeni dhe praninë besnike, shitjani kujt të doni dhe sa të doni, se shqiptarët nuk e hanë më. Nuk jetojnë më me përrallat që shkruani ju.

Ne jetojmë me realitetin që ju keni ndërtuar. Dhe pas kaq shumë ditësh protestë, një gjë duhet ta kishit kuptuar shumë qartë. Që shqiptarët i kanë hapur sytë. Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët e lirë!

About Redaksia

Check Also

Si qeveria futi në konflikt të armatosur dy biznesmenët përmes Hipotekës

Një konflikt për një pronë në Palasë ka përfunduar deri në përplasje mes dy biznesmenëve, …