Protesta e 97-të/ Edi Rama është i vdekur politikisht! Sot pranoi kapitullimin para bandave!

Aktivisti Mirjan Aliaj theksoi se, Edi Rama është i “vdekur” politikisht. Teksa mori fjalën në protestë, ai theksoi se Rama flet për besë gjatë ditës, ndërkohë që në darkë tregohet i pabesë, duke iu referuar arrestimit të 14 protestuesve tre ditë më parë para Kryeministrisë.

“Gjykata tha se ndalimi i tyre ishte i paligjshëm, gjykata sot vërtetoi atë që ne e themi përditë me rradhë. Policia në mënyrë të paligjshme, për t’i shërbyer Edi Ramës, ka ndaluar dhe iu ka privuar lirinë 14 qytetarëve për tre ditë me radhë.

Ky është një turp dhe tregon se Rama, i cili na jep besën ditën dhe natën tregohet i pabesë, është i gatshëm që të instrumentalizojë Policinë për të na trembur, privuar nga liria dhe larguar nga ky bulevard. Por ne do të vazhdojmë çdo ditë derisa ta largojmë”, tha ai.

Ai përmendi edhe një fjalë të kryeministrit disa vite më parë, duke iu bërë thirrje deputetëve të tij që t’i zbatojnë “amanetin”.

“Disa nga ministrat dhe deputetët që i rrinë afër të zbatojnë amanetin që Rama la në 2013. Para se të bëhej kryeministër Edi Rama tha se kur të plakej, dikush nga njerëzit e afërt, duhet të kujdesej t’ia thoshte këtë gjë dhe nëse ai nuk duhet të dëgjonte, atëherë kujdeseshin njerëzit e tij të afërt për ta mbyllur në shtëpi, për të mos dalë në rrugë e për të mos shkuar në kryeministri e për të mos lënë nam”, tha ai.

Duke u ndalur te përplasja e biznesmenëve në Vlorë dhe deklarata e Ramës se do të shpronësojnë zonën që shkaktoi konfliktin, ai tha se kryeministri pranoi se ka kapitulluar përpara bandave kriminale në vend.

“Sot publikisht pranoi pafuqinë e tij si kryeministër për të nënshtruar bandat. E pranoi kapitullimin para bandav që u përplasën dje në Vlorë. Në vend se t’i çojë para drejtësisë, iu tha banditëve nuk kam ça t’u bëj. Si mundesh ti një pronë private të mos ia kthesh pronarit?”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Skandali i një shteti të inkriminuar/ Dy truproja të ministrit të Mbrojtjes në grupin sulmues të Vlorës

Skandali i përplasjes me armë të dy biznesmenëve të fuqishëm për tokat në Palasë merr …