Shqipëria dhe e gjithë bota kremtojnë sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një figurë globale e përkushtimit ndaj më të varfërve dhe të braktisurve.
Kisha Katolike Romake e shpalli Nënë Terezën shenjtore më 4 shtator 2016, ndërsa ajo përkujtohet çdo vit, një ditë më pas, 5 shtatori që shënon edhe ndarjen e saj nga jeta.
Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, në një familje shqiptare me origjinë nga Kosova.
Në moshën 18-vjeçare, ajo iu përgjigj thirrjes së Zotit dhe iu bashkua urdhrave të Suoreve të Loreto, ku mori emrin e ri “Teresa”. Shërbeu në Kalkuta të Indisë, ku pa kushtet e tmerrshme të jetesës së të varfërve dhe ku nisi misioni i saj.
Në vitin 1950, ajo krijoi Konregacionin e Misionareve të Bamirësis (urdhër religjioz katolik), duke përkushtuar gjithë jetën e saj për të ndihmuar të varfërit. Veshja e saj e njohur, sari i bardhë me shirita blu, simbolizon shërbimin ndaj të pafuqishmëve dhe të margjinalizuarve.
Mrekulli dhe shenjtërim
Procesi i shenjtërimit kërkoi dokumentimin e dy mrekullive:
Shërimi i Monica Besra, një gruaje indiane e sëmurë rëndë në 1998-ën, e cila u shërua në mënyrë të menjëhershme dhe të plotë.
Shërimi i Marcilio Haddad Andrino, një inxhinier brazilian që u shërua në mënyrë të pabesueshme nga një sëmundje cerebrale shumë e rëndë në 2008-ën.
Një figurë e njohur botërisht
Nënë Tereza ka fituar shumë njohje gjatë jetës, përfshirë Çmimin Nobel për Paqen në 1979, të cilin e dha për të ndihmuar të varfrit e Kalkutës. Papa Gjon Pali II dhe Papa Françesku e kanë vlerësuar thellësisht veprën e saj, ndërsa Papa Gjon Pali II nisi procesin e beatifikimit pa pritur të bëheshin pesë vite pas vdekjes.
Gazeta RD